Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtaren në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, Izabela Radovani.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, Izabela Radovani vendosi shkarkimin nga detyra. Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Olsi Komici, Firdes Shuli relatore, Xhensila Pine anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Izabela Radovani e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2000 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.