Projekti  i hekurudhës së re Durrës–Prishtinë po hyn në një fazë të re, me një kërkesë konkrete për financim në buxhetin e vitit 2026.

Sipas buxhetit afatmesëm 2026 -2028, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në kërkesat shtesë për shpenzime kapitale përmendi ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës – Prishtinë, ku vlera e plotë e projektit është 187 mld lekë ose rreth 1,9 miliardë euro. Nga kjo shumë për vitin 2026 kërkohet një financim prej 37 miliardë lekësh, ose rreth 370 milionë eurosh.

Vlera e kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës do të kalojë fazat e shqyrtimit nga Ministria e Financave në raport me kapacitetet buxhetore dhe shumat reale që do të akordohen për këtë projekt vendosen në buxhetin e vitit 2026.

Hekurudha është konceptuar si një lidhje strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke pasur për qëllim. jo vetëm lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe pasagjerëve, por edhe forcimin e integrimit ekonomik dhe politik mes dy vendeve.

Linja pritet të transformojë portin e Durrësit në një nyje logjistike rajonale, duke shërbyer si hyrje e drejtpërdrejtë për tregjet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

Ajo rezulton nga projektet më të shtrenjta të infrastrukturës të ndërmarra nga vendi ynë. Gjithashtu projekti është pjesë e Planit Kombëtar të Investimeve dhe është mbështetur në nivel ndërqeveritar nga Tirana dhe Prishtina.

Me përfundimin e studimit të fizibilitetit dhe kalimin në fazën e implementimit, përfshirja në  kërkesat buxhetore për vitin 2026 me një shumë kaq të lartë tregon se qeveria shqiptare e konsideron këtë projekt një ndër prioritetet kryesore të infrastrukturës për dekadën e ardhshme.

Aktualisht, qeveria është në kërkim të financimeve shtesë për pjesën tjetër të projektit, dhe mbështetjes nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Linja e re hekurudhore do të kalojë nga Durrësi përmes Shkodrës, Gjakovës dhe përfundon në Prishtinë. Infrastruktura parashikohen tunele, ura, nënkalime, dhe stacione.

Zyrtarët e Ministrisë së infrastrukturës kanë sqaruar me herët se një pjesë e këtij segmenti është pjesërisht i ndërtuar, nga Vora deri në Shkodër, ndërsa mbetet për tu bërë tërësisht e re pjesa nga Shkodra në Gjakove.

Ndërsa të tjera hekurudha Durrës-Prishtinë shihet si pjesë e infrastrukturës që ju shërben forcave të luftimit dhe NATOS./ monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu