Ballina Sport Kosta Rika asist Gjermanisë, thyen Japoninë dhe ndez Grupin E, të gjithë...

Kosta Rika asist Gjermanisë, thyen Japoninë dhe ndez Grupin E, të gjithë në dorë të Spanjës

Japonia dhuroi një nga befasitë më të mëdha të këtij Botërori, mposhti me përmbysje Gjermaninë duke ndërlikuar aventurën e 4 herë kampionëve të botës që në start.

Për fatin e mirë të Hansi Flick dhe popullit gjerman, Kosta Rika i dhuron një asist që shumë pak veta e prisnin, thyen Japoninë me rezultatin minimal 1-0 duke u futur në lojë.

Pas një pjesë të parë me rrjeta të paprekura, ku dy ekipet u kujdesën më shumë të mos linin hapësira pas, Kosta Rika kaloi në avantazh në minutën e 81-të me Fuller.

Suksesi i Kosta Rikës trazon edhe një herë kartat në Grupin E ku fatin e të tre ekipeve e ka në dorë Spanja. “Furitë e kuqe” kryesojnë në kuotën e tre pikë, po aq sa edhe Japonia e Kosta Rika, ndërsa në vendin e fundit renditet Gjermania me zero pikë.

Në xhiron e tretë të këtij grupi Spanja pret Japoninë ndërsa Gjermania përballet me Kosta Rikën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks