Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë vendosë masë ndalese të pakohshme, për import të ruminantëve të vegjël Dele dhe Dhi nga regjioni i Shkodrës dhe Kukësit në Shqipëri. Pas lajmërimit për konfirmim të shpërthimit të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) tek kafshët e llojit të dhisë në Qarkun e Shkodrës në Republikën e Shqipërisë. Autoritetet kufitare do të shtojnë masat e kontrollit në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së kësaj sëmundjeje në territorin e Republikës së Kosovës.

Peste des petits ruminants, e njohur zakonisht si murtaja e deleve. Sëmundja infekton kryesisht ripërtypësit e vegjël si dhitë dhe delet. Sëmundja transmetohet kryesisht nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë, burim i infeksionit janë sekrecionet dhe jashtëqitjet e kafshëve të sëmura. Shenjat klinike të sëmundjes janë: temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje.

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël nuk është sëmundje zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik. AUV në bashkëpunim me autoritetet tjera, do të ndjek situatës me seriozitet dhe përveç masave paraprake preventive do të informojë fermerët dhe publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo ndryshim të situatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu