Korrupsioni i Jozefines dhe mediat e blera nga Saliu

Ne tete vite te qeverisjes se PD-se une kam degjuar vetem dy akuza korrupsioni per Jozefina Topallin, te bera nga opozita e asaj kohe.

Afera e pare korruptive e Jozefines ishte qe coi Luisin me pune ne ambasaden shqiptare ne France. Ndersa afera e dyte ishte ajo se shkoi beri xhiro me motorr ne shkreterire, gjate nje vizite shteterore andej nga Arabia a Egjipti, se nuk e mbaj mend mire ku ishte tani. Ky ishte korrupsioni i madh i Jozefines.

Keto dy jane akuzat e vetme te Partise Socialiste per korrupsionin e Jozefines ne 8 vjet qeverisje dhe pas saj. Nuk kam degjuar, as e kane akuzuar kundershtaret e saj, qe Jozefina te kete aksione te fshehta ne kompani, as qe te merrte tendera, as qe te kishte aksione ne koncesione.

Nuk kam degjuar qe Partia Socialiste ta akuzoje se burri, vellai apo familjaret e Jozefines ndanin tenderat ne Shkoder a ku di une.

Shikoni pak tani, ca ka ndodhur me pasardhesit e Jozefines. Njeri doli me transaksione me banden e 5D-se. Nje tjeter, del me nga 3-4 vila ne cdo kompleks te Tiranes. Familjaret e nje tjetri ndanin tenderat e ujesjellesit deri para 2 vitesh. Por korrupsioni eshte Jozefina.

Dhe Jozefina eshte korrupsion aq i madh saqe behet edhe emision. Ne diten kur Sulltani urinon mbi Parlamentin, behen emisione per korrupsionin e Jozefines. Se nuk eshte problem pshurrja e Parlamentit, por dasma e Jozefines.

Pikerisht ne mediat e blera nga Saliu. Se vajten nxorren dhe nje liste keta, qe Top Channel e kontrollon Saliu permes Grides. Klanin e kontrollon Saliu permes Fevziut dhe Frangajt. Newsin e kontrollon Saliu permes Dhurata Cupit e keshtu me radhe.

Pra te gjitha mediat i kontrollon Saliu. Edi Rama thjesht i ka shpallur investitor strategjik, pronaret e te tre mediave kombetare duke e bere Shqiperine vendin e vetem ne bote, ku qeveria shpall te gjithe pronaret e mediave me te medha, investitor strategjik.

Ah po. Po pse e ka bere Rama kete do thoni ju? Pse i shpall strategjik mediat e Saliut dhe u jep prona shteterore? Do ja u gjejne pergjigjen edhe per kete. Eshte bashkeqeverisja mes Rames dhe Saliut. Keshtu do u thone. Dhe ne fund do u thone qe ka ngelur dhe prifti me barre.

Ja keshtu keshtu. Mediat i kontrollon Saliu, korrupsionin e ka bere Jozefina, tenderat i vjedh opozita, SPAKU-n e kontrollon opozita, inceneratorin e firmosi Saliu.

(Klodian Tomorri)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu