Në Pukë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Vasil Shabani, 47 vjeç, banues në fshatin Buzhalë, Pukë. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, me Vendim Penal datë 10.01.2023, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim, për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.