Qarku Shkodër/Vijojnë intensivisht, nga ajri dhe nga toka, kontrollet në të gjithë qarkun, në kuadër të megaoperacionit policor anticannabis, të koduar “Territor i pastër”.
Kontrollet nga ajri u kryen në zona me terren shumë të vështirë, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.
Si rezultat i kontrolleve, u gjetën dhe u asgjësuan 29 895 bimë kanabisi.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i kultivimit të 70 bimëve narkotike, në fshatin Kokëdodë, Fushë Arrëz.
Në bazë të koordinatave të siguruara paraprakisht, nga monitorimet me dron, të kryera nga shërbimet e DVP Shkodër dhe komisariateve në varësi të saj, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, u kryen një sërë kontrollesh nga ajri, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, me objektiv goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve:
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territoret e njësive administrative Shosh ,Guri i Zi, Ana e Malit dhe Postribë, dhe asgjësuan 29 825 bimë kanabisi;
-shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Fierzë dhe asgjësuan 70 bimë kanabisi. Si rezultat i hetimeve dhe i veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi P. A., 56 vjeç, banues në fshatin Kokëdodë, Fushë Arrëz.
Megaaoperacioni do të vijojë nga ajri dhe nga toka. Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës po kryhen hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e kultivimit të bimëve narkotike.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Shkodër mbetet e përkushtuar në luftën kundër kultivimit të cannabisit dhe veprimtarive të tjera kriminale që cenojnë sigurinë e qytetarëve.
Policia e Shtetit inkurajon të gjithë qytetarët që të denoncojnë në njësitë fizike të Policisë dhe në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri që ata hasin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu