Ballina Kronike Kontejneri i salduar keq i nxori zbuluar, sekuestrohet 110 kg kokainë, vlera...

Kontejneri i salduar keq i nxori zbuluar, sekuestrohet 110 kg kokainë, vlera në treg 12 mln euro

Mbi 110 kilogram kokainë e pastër u kap në portin e Catanias.

Droga, e cila ishte ndarë në 96 pako, gjendej në disa kontejnerë me fruta tropikale nga Ekuadori dhe mbërriti në bordin e një anijeje me motor të ardhur nga Amerika e Jugut.

Doganierët dhe ushtarakët e Fiamme Gialle vunë re se një kontejner kishte një saldim të parregullt në çati dhe falë ndërhyrjes së zjarrfikësve zbuluan ngarkesën e drogës.

Pas operacionit  të Guardia di Finanza të komandës provinciale të Katanias, më shumë se 100 kg kokainë me vlerë 12 milionë euro u sekuestrua.

Më pas, droga  u analizua edhe nga laboratori kimik ADM Catania, i cili zbuloi se kokaina kishte një përqindje të lartë pastërtie.

Operacioni është nga nga aktivitetet më të gjera të kryera deri tani, në kuadër të kontrolleve doganore në zonën e portit dhe aeroportit të Etnës, i kryer si nga Guardia di Finanza ashtu edhe nga zyrtarë të Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks