Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e të hënëd në rrugën “Siri Kodra”, në Tiranë.

Mësohet se një prej personave të përfshirë në sherr për motive të dobëta është edhe një punonjës policie i forcave “Shqiponja”.

Ky i fundit, gjatë debatit ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar.

Nga të shtënat nuk ka të lënduar. Ndërkohë që Agjensia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu