Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri -tjetrin dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier-Seman  njësia administrative Gradishtë, bashkia Divjakë.

Dy vëllezërit Zarif dhe Shpëtim Konja janë konfliktuar me grushta dhe më pas Zarifi ka qëlluar me armë ndaj vëllait.

Të shtënat nuk e kanë prekur Shpëtimin ndërkohë pasi ka gjuajtur me armë, Zarif Konja është larguar në drejtim të paditur.

Policia në vendngjarje ka sekuestruar armën e gjahut tip karabinë dhe katër gëzhoja. Shënjestër është bërë një mjet i parkuar në anë të rrugës dhe tenda e një lavazhoje.

Policia ka ndaluar për të sqaruar rrethanat Shpëtim Konjën, ndërsa po pyeten edhe persona të tjerë që kanë parë ngjarjen si dhe vëllezërit që mund të kenë dijeni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu