Ballina Aktualitet Konfiskohet RTV Ora, takimi me Faraudin Arapin, Shima: Shteti deri më sot...

Konfiskohet RTV Ora, takimi me Faraudin Arapin, Shima: Shteti deri më sot nuk ka bërë asgjë vetëm ka shantazhuar

Përfaqësues të policisë së Shtetit dhe të BKH-së ndodhen në ambientet e RTV  Ora për të kryer ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

Administratori i shtetit Faraudin Arapi në takimin që mbajti me drejtues të televizionit dhe gazetarët sqaroi procedurat që do të ndërmerren menjëherë pas kësaj.

Sipas Arapit do të vijojnë procedurat e inventarizimit deri në një vendim përfundimtar të Apelit dhe dha garanci se nuk do të cënohet linja editoriale, por pasiguria dhe vështirësia mbetet e madhe. Për vetë faktin se edhe kompanitë e reklamave janë trembur dhe duke pasur parasysh që për dy vjet është dashur shumë mund të sigurohen.  

Faraudin Arapi: Ju do të jeni të lirë dhe do të më keni mua si administrator i shoqërisë. Garancitë e mija do ti keni të plota për të vijuar kontratat dhe punën që keni. Kjo do të jetë shërbim i mirë që do ibëni atij që ka kontribuar në

Ky nuk është vendim përfundimtar. Është vendim i shkallës së parë. Nuk kemi marrë vendimin e arsyetuar. Kemi kohën e mjaftueshme të avokatëve për apelimin. Edhe atëherë kur gjykata të marrë vendim të formës së prerë puna nuk do të ndërpritet”

Brahim Shima: Gazetarët nuk kanë qenë të qetë në këto dy vite. Shantazhi ka vijuar deri më sot.  Por të mos gënjejmë veten. Situata e gazetarëve është e vështirë. Nuk punon vetëm për kontratë. Kontrata e punës është e fundit që mendojnë. Për dy vjet na është dashur shumë mund të marrim reklamat. Kompanitë janë të trembura, u bëhet presion të mos sjellin reklama.

Faraudin Arapi: Ju garantoj që askush të mos ndërhyjë tek liria e medias dhe garancia e kontratave me reklamat.

Brahim Shima: Shteti deri më sot për këtë media nuk ka bërë asgjë vetëm ka shantazhuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks