Konfindustria: Pas shpërbërjes së Bordit, të krijohet ERRK, tregu i karburantit në vend oligopol dhe kartel

Konfindustria përmes një deklarate pvr media ka kërkuar që mbyllja e Bordit të Transparencës duhet shoqëruar me krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve.

Një gjë e tillë do të shmangte një situatë të vështirë për qytetarët dhe bizneset sa i takon cilësisë dhe cmimeve të karburanteve.

Deklarata e plotë

Konfindustria kërkon, që mbyllja e paralajmëruar nga ekzekutivi e Bordit të Transparencës, duhet shoqëruar paralelisht domosdoshmërisht me krijmin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK.

Konfindustria i kërkon përsëri ekzekutivit dhe veçanërisht opozitës të tregojnë, që mbrojnë interesin publik dhe jo monopolet e karburanteve, duke marrë sa më shpejt nismën ligjore në Kuvend për krijimin e ERRK.

Konfindustria vlerëson, se në rast të kundërt jo vetem nuk do të ketë asnjë ndryshim në çmimet dhe cilësinë e karburanteve për qytetarët dhe bizneset, por gjëndja mund te vështiresohet më tej.

Konfindustria i ka kërkuar në vazhdimësi vendimarrjes politike të krijonte ERRK si institucion në varësi të Kuvendit të Shqipërise dhe i përbërë nga profesionistë, sipas shembullit të Maqedonise së Veriut. Bordi i Transparencës është krijuar në varësi të ekzekutivit dhe i përbërë në konflikt flagrant të qartë interesi në gjysmën e antarëve të tij nga operatoret e tregut, që duhet te jenë objekt kontrolli.

Tregu i karburanteve në Shqiperi, në mënyre unikale në bote, ështe i tipit oligopol dhe kartel në gjithe zinxhirin e tregut nga shërbimet portuale dhe tregëtinë me shumicë si dhe pjesët kryesore te tregëtise me pakicë.

Shqipëria ka krahësimisht çmimet më të larta dhe cilësinë nga më të dobtat të karburanteve në Europë. Çmimet e karburanteve mbahen qëllimisht të larta për të nxitur kontrabandën masive, që mund të shkojë deri 300 milionë dollarë/vit. 

Pjesë e madhe e kontrabandës bëhet duke shkelur edhe embargon e OKB si dhe detyrimet ndërkombetare. Kapja e mijëra ton karburante të ardhura nga Libia provojme sa më sipër.

Tregu strategjik i karburanteve jep mbi 11% të PPB me mbi 1,5 miliard dollarë/vit qarkullim. Kostot e larta te karburanteve kanë pasoja shkatërruese mbi ekonominë kombëtare, biznesin dhe qytetarët shqiptarë.

Latest articles

Related articles

spot_img
Enable Notifications OK No thanks