Ballina Sociale Konferencë shkencore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mbi rolin e aktivitetit...

Konferencë shkencore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mbi rolin e aktivitetit fizik në shëndet

Në ambientet e Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua konferenca shkencore me temë “Nga Receta te Lëvizja: Protokolli i Bashkëpunimit Klinik në Shkodër”, e organizuar nga Departamenti i Edukimit Fizik e Sport i FSHE, në bashkëpunim me ACSM Exercise is Medicine Albania.

Konferenca mblodhi personalitete të njohura nga fusha e arsimit, mjekësisë dhe politikës. Gjatë konferencës u prezantua nisma globale Exercise is Medicine (EIM), e themeluar nga American College of Sports Medicine dhe American Medical Association, e cila synon ta bëjë vlerësimin dhe promovimin e aktivitetit fizik një standard rutinë në çdo vizitë klinike.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori Gjuraj theksoi se Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mbetet i hapur për aktivitete që nxisin bashkëpunimin ndërdisiplinar dhe inovacionin në fushën e shëndetit. Ai vlerësoi partneritetin me EIM si një iniciativë me rëndësi të veçantë, duke nënvizuar dimensionin ndërkombëtar dhe ndikimin pozitiv në komunitet.

Konferenca shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe promovimit të aktivitetit fizik si pjesë integrale e kujdesit shëndetësor, duke e vendosur Shkodrën në hartën e nismave bashkëkohore për një shoqëri më të shëndetshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks