Ballina Aktualitet Konferenca Shkencore “KUNDRIME GJUHËSORE”

Konferenca Shkencore “KUNDRIME GJUHËSORE”

21 shkurti shënon ditën botërore të gjuhës amtare, departamenti I gjuhësisë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” zhvilloi konferencën shkencore “Kundrime Gjuhësore”. Në këtë konferencë prezantuan punimet e tyre studentë të diplomuar dy vitet e fundit në këtë institucion. Rektorja Suzana Golemi vlerësoi punën e studentëve dhe pedagogëve për ruajtjen dhe trashëgimin e gjuhës shqipe.

Drejtuesja e departamentit të Gjuhësisë Orjeta Baja dhe pedagogia Merita Hysa japin më shumë detaje për këtë konferencë dhe rëndësinë që ka mbrojtja e gjuhës amtare.

Në këtë konferencë morën pjesë 10 studentë të degës Gjuhë – Letërsi, të diplomuar në drejtim gjuëhsor, në nivel Bachelor, Mastër Profesional dhe Master Shkencor në vitet akademike 2021 dhe 2022.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks