Mbrëmjen e së hënës, në sallwn “Kardinal Mikel Koliqi” te Katedrales së Shkodrës u mbajt një koncert i veçantë shpirtëror me rastin e festës së “Zojës së Shkodrës”, i organizuar nga kori i kishës katedrale. Nën drejtimin artistik të Prof. Zef Çobës, koncerti solli një program të pasur me vepra të autorëve të mëdhenj të muzikës sakrale, si Bach, Mozart, Schubert, Franck, si dhe kompozitorëve shqiptarë Tish Daija, Çesk Zadeja, Simon Gjoni dhe Zef Çoba.

Në skenë u ngjitën kori miks, kori i vajzave, si dhe solistët Niki Mjeda, Laorian Ejlli dhe Jozefina Guri, të cilët sollën emocione dhe një atmosferë përkushtimi e mirënjohjeje ndaj figurës së “Zojës së Shkodrës”.

Publiku i pranishem u përfshi në një përvojë të rrallë muzikore e shpirtërore, ku arti dhe besimi u ndërthurën në mënyrë të përsosur.

Koncerti, i shoqëruar nga mjeshtëria e koncertmaestrit Merald Shtalbi, u mbyll me interpretimin e veprës “Zoja e Shkodrës”, duke lënë një ndjesi të thellë paqeje dhe bashkimi në zemrat e të pranishmëve. Ky aktivitet ishte një dëshmi e bukur e vazhdimësisë së traditës kulturore e fetare të qytetit të Shkodrës, që gjithnjë di të bashkojë artin me shpirtin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu