Ballina Aktualitet Komisioni i Sigurisë zbarkon në Drejtorinë e Policisë Lezhë dhe Shkodër

Komisioni i Sigurisë zbarkon në Drejtorinë e Policisë Lezhë dhe Shkodër

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së, zhvilloi një vizitë në terren në Drejtorinë e Policisë të Qarkut Lezhë dhe në atë të Shkodrës.

Në fokus ishte situata e sigurisë, siguria në shkolla, masat e marra kundër përdorimit të drogave pranë mjediseve arsimore, si edhe menaxhimi i sezonit turistik, i cili tashmë vijon përgjatë gjithë vitit.

Në Drejtorinë e Policisë të Qarkut Shkodër u diskutua edhe për situatën e përmirësuar, me pak raste sporadike, të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore në të pesta bashkitë e këtij qarku.

Po ashtu, u identifikua nevoja për vendosjen e komunikimit në zona të thella për sa u përket rrjeteve telefonike në kohën kur prania e numrit të turisteve në zona kryesisht të thella sa vjen e rritet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks