Ballina Sport Kombëtarja me trajner të ri, Sylvinho nënshkruan kontratën dhe prezanton projektin

Kombëtarja me trajner të ri, Sylvinho nënshkruan kontratën dhe prezanton projektin

Sylvio Mendes Campos Júnior nënshkruan kontratën 18-mujore për drejtimin e Kombëtares Shqiptare. Ish-mbrojtësi 48-vjeçar, bashkë me ndihmësit e tij Zabaleta e Guidoni hodhën të zezën mbi të bardhë në kontratën e presidentit të FSHF, Armand Duka.

Armand Duka:

“Mundësitë për të arritur Euro 2024 janë. Ne do të bëjmë maksimumin. Jam i bindur që kemi bërë zgjedhjen e duhurJemi nisur nga cilësitë sportive dhe njerëzore. Të tre kanë eksperiencë europiane më shumë se sa 15-vjeçare. Besoj se kjo eksoeriencë do ta ndihmojë Kombëtaren.

Nuk iu shmangem përgjegjësive por ky ka qenë një vendim i stafit kolegjial. Kur kemi emëruar Panuccin, me stafin teknik të FSH kemi bërë votim me pikë dhe Panucci fitoi. Në këtë rast nuk kemi bërë zgjedhje me pikë. Nuk jemi nisur nga aspekti financiar. Ne kemi menduar se me këtë staf kemi më shumë mundësi. 

Sylvinho:

Ju falënderoj që jeni këtu. Jam shumë i kënaqur që jam edhe unë këtu. Puna jonë është e vështirë sepse duhet të bëjmë zgjedhje. Kemi dëshirë të bëjmë gjëra të mira dhe prandaj jemi këtu. Për këtë kemi rënë dakord me presidentin. FSHF më bindi dhe shpresoj të bëj një punë të madhe. Ne mendojmë se mund të kualifikohemi. Do ta nisim punën nga këtu, monitorimi i lojtarëve dhe më pas do të ndjekim nga afër lojtarët që luajnë jashtë. Kemi lojtarë shumë të rinj, disa teknikisht shumë të fortë. Për mendimin tim kjo është një kombëtare me lojtarë shumë të fortë. Përfitoj nga rasti për t’i uruar shërim sa më të shpejtë Brojës. 

Zgjedhja për të drejtuar një kombëtare erdhi pas një konsultimi të gjatë me shumë njerëz të cilët më thanë se është një projekt i rëndësishëm. Duhet të punojmë shumë dhe të përmirësohemi, përtej punës së bërë nga mister Reja.

Ne jemi trajnerë dhe nuk e dimë si do të shkojë. Le të marrim shëmbull Argjentinën, punoi me një trajner të ri dhe shumë të aftë. Futbolli është kështu, unë e theksoj që ne duhet të punojmë shumë”. Zabaleta

Dua të shikoj te Shqipëria atë që kam parë te Argjentina. Lojtarët duhet të besojnë te vetja e tyre dhe se mund të arrijmë diçka të madhe në mënyrë që kur tifozët të shikojnë akuadrën, të jenë krenarë për ekipin dhe djemtë”.

Sylvinho do të qëndrojë minimalisht deri në fund të Euro 2024. Faza kualifikuese e këtij kompeticioni nis në muajin mars me transfertën në Poloni ndërsa Shqipëria do të sfidojë edhe Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks