Ndermarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike e Bashkisë Shkodër ka nisur këtë të martë vendosjen e tubacionit kryesor pranë kolektorit në qendër të qytetit. Një ndërhyrje e cila ka nisur prej ditësh në bashkëpunim mes ndërmarrjes së punëve publike dhe ujësjellit, ka nisur tashmë të konkretizohet në fazën e saj finale.  Në një intervistë për mediat, Dretori i Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike të Bashkisë Shkodër, Altin Salihi, shprehet se puna po ecën me ritme të shpejta dhe kjo ndëhyrje pritet të përfundojë brënda pak ditësh në varësi edhe të kushteve të motit.

Kjo ndërhyrje që po realizohet nga Bashkia Shkodër pritet të zgjidhë përfundimisht problematikën e ujërave të shiut në këtë zonë të qytetit.

Kjo ndërhyrje ka qënë e domosdoshme për zgjidhjen përfundimtare të kësaj problematike të mbartur në vite në qendrën e qytetit. Sipas inxhinjerëve të Ndërmarrjes me vendosjen e kësaj linje të re të tubacioneve të ujërave të shiut problematika e përmbytjes së kësaj zone nga ujërat e shiut zgjidhet njëherë e mirë. Bashkia Shkodër, ka kthyer në prioritet rivendosjen në punë të kolektorëve të bllokuar prej vitesh të cilat ishin kthyer në një shqetësim jo vettëm për banorët e Shkodrës por edhe për problematikat e shfaqura sa herë kishte reshje shiu.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu