Ballina Sociale Koçiu: Realizohet për herë të parë në Shqipëri stentimi i arterieve mesenterike...

Koçiu: Realizohet për herë të parë në Shqipëri stentimi i arterieve mesenterike superiore

Për herë të parë në Shqipëri, në Spitalin Rajonal të Shkodrës, u realizua me sukses stentimi i arterieve mesenterike superiore, një ndërhyrje shumë komplekse që trajton isheminë kronike të mezenterit, një sëmundje me një shkallë të lartë vdekshmërie.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bëri me dije se ndërhyrja u realizua me metodën endovaskulare, falë bashkëpunimit të ngushtë mes kirurgëve vaskularë dhe hemodinamistëve, duke shpëtuar jetën e një pacienti 43-vjeçar.

Koçiu shprehu mirënjohjen e saj për ekipin e mjekëve që realizuan këtë ndërhyrje të suksesshme, duke përfshirë dr. Besmir Grizhja, dr. Enkelejd Lohja, dr. Gledis Zaimi dhe dr. Kevin Bektasha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks