Rënia e nivelit të liqeint të Fierzës në tetor të vitit 2021 erdhi si rezultat i mosrespektimit të kushteve të shfrytëzimit dhe administrimit të kaskadës së Drinit, për ruajtjen e kuotave të prodhimit dhe nivelit minimal të lejuar”. Ky është një prej konkluzioneve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka kryer një auditmit të performancës së shoqërive publike të energjisë, përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.

Ky përfundim përforcon shqetësimet e ekspeërtëve për keqmenaxhimin e Kaskadës së Drinit, në një vit kur çmimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare u rritën ndjeshëm, duke u pasuar me shpenzime tejet të larta për import energjie. “Në kushtet e mungesës së prurjeve KESH rriti nivelin e shfrytëzimit të HEC-eve në periudhën Qershor – Gusht 2021, duke prodhuar gati 30% të kërkesës së kontraktuar me FSHU”, – thuhet ndër të tjera në konkluzionet e KLSH.

Po ashtu, përveç operacioneve të tjera, si ato të shitjeve nga prurjet e larta, optimizimit, etj., në periudhën Qershor-Tetor 2021 KESH i ka dhënë 149,442 MËh energji elektrike shoqërisë tregtare N.E. në formën e shkëmbimit, periudhë kjo që korrespondon me rënien e nivelit të liqenit të Fierzës. Këto të dhëna, sipas KLSH tregojnë se administrimi i rezervës hidrike ngelet një nga problematikat kryesore si në drejtim të rezervimit të sasisë hidrike në rezervuarët e kaskadës në kushtet e prurjeve të mëdha, ashtu edhe në ruajtjen e vlerave të mesatares shumëvjeçare në kushtet e mungesës së reshjeve siç ka qënë rasti gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2021.

Sipas KLSH, shpenzimet për blerjen e energjisë nga importi për vitin 2021 dhe 6 mujorin e parë 2022, arritën vlerën 659,982,839 euro./scantv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu