Fadromat e IKMT po i vijojnë prishjet e ndërtimeve pa leje në parkun kombëtar të Thethit. Rrafshimi i objekteve po vijon pa ndërprerë, duke “gjunjëzuar” turizmin në zemër të Alpeve Shqiptare. Dhjetra prenotime janë anuluar, ndërsa banorët e rikthyer nga emigrimi për të investuar në vendlindje, janë pa fjalë nga kjo që po ndodh. I tillë është edhe rasti i Klodian Harusha, i cili ishte 16-vjec kur la vendlindjen për të emigruar drejt Italisë. Atje u aktivizua për disa vite në ekipet zinxhir të futbollit, e më vonë vendosi të kthehet për të investuar në tokat e të parëve.

U ktheva me fjalën e kryeministrit sepse beri thirrje që rinjtë të investojnë në tokat e të parëve. Unë u ktheva!  Jam sorollat në bashki,  asnjë info për paketën e maleve. Më kanë nxjerrë jashtë duke më thënë ‘shko kërko diku tjetër’. Pasi nuk më dhanë leje, bëra vete një ndërtesë druri që çmontohet për 2 orë, por më vunë 58 mijë euro gjobë dhe më thanë do të shembet. Po kështu do të shembet dhe shtëpia prej druri, ku jetoj aktualisht”, tha Harusha.

Shpresa me të cilin ky i ri 23 vjecar u kthye në atdhe, sot është vrarë dhe përballë ka një sfidë të madhe. Klodiani tregon se ka një borxh prej 95 mijë euro për të shlyer, ku 60 mijë euro janë vetëm gjoba e vendosur për një strukturë të ndërtuar me dru.

Jam i zhgënjyer. Kam ardhë me kriju një jetë këtu por sot jam 95 mijë euro borxhe, duke llogaritë gjoben dhe paratë që investova”, tha ai.

Si ky rast në Theth janë edhe shumë të tjerë që lanë emigrimin për tokat e të parëve. Apeli i tyre sot ndaj shtetit është që të ketë një rrugë të qartë e ligjore, që të mund të zhvillojnë turizmin në tokat e tyre, pasi cdo vit janë miliona vizitorë nga e gjithë bota që i drejtohen perlës së Alpeve shqiptare, Thethit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu