Kjo fundjavë rezervoi spektakël me klasiken e futbollit shqiptar Tirana-Vllaznia, ndeshje kjo që i fitua nga shkodranët me rezultatin e ngushtë 1 me 0, falë një penalltie të shndërruar në gol nga sulmuesi Bekim Bala në minutën e 37. Edhe pse dy ekipe larg pritshmërive këtë sezon, objektivat e tyre mbeten maksimal.
Falë këtij rezultati, Tirana mbetet në vendin e 3-të të renditjes, në kuotën e 23 pikëve, por tashmë për këtë pozicion do të ketë rivalitetin e shkodranëve, me këta të fundit, që ngjiten në vendin e 4-t, të tabelës, po me 23 pikë, sa “Bardheblutë” e kryeqytetit.






