Shkolla në fshatra po boshatisen dhe për të ulur numrin e klasave kolektive, Ministria e Arsimit po i mbyll dhe po i zhvendos në qendra më të mëdha.
“Një shkollë vartëse mund të ketë dhe 5 nxënës, mund të ketë dhe 2 nxënës, 10 nxënës. Ne synojmë që këto shkollat vartëse ti përqëndrojmë drejt shkollave qendër, qëndrimi është që nxënësit të bëjnë mësimin në klasa normale.”
Shpërndarja e abetares së unifikuar në të gjitha trevat shqipfolesë është objektivi i Ministrisë së Arsimit për vitin që nisëm.
“Kudo ku ka vogëlushë shqiptarë ta mësojnë gjuhën shqipe me të njëjtin tekst.”
Mbyllja e disa programeve të studimit në Universitete, për Ministren vjen si pasojë e orjentimit të tregut të punës.
“Mos të na duket fundi i botës nëse mbyllet një program. Hapen me qindra të tjerë që i vijnë më shumë në ndihmë tregut të punës.”
Për të mbajtur të rinjtë për studime në Shqipëri, zgjidhja sipas Ministres do të vijë përmes ndërkombëtarëzimit të diplomave.
“Duke rritur cilësinë e arsimit, veçanërisht arsimit të lartë. Duke hapur programe të përbashkëta studimi të dyfishta i nxisim të rinjtë shqiptarë që të studiojnë në Shqipëri dhe të jetojnë në Shqipëri.”
Pakoja e madhe i përjashtoi studentët, por Kushi thotë se ata janë përfitues indirekt.
“Ata janë përfitues indirekt nëpërmjet familjeve të tyre.”
Në konferencën me gazetarët ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se në këtë vit do jetë matura me rregulla të reja sa i përket lejimit për rikorigjim të testit, apo edhe rankimit të shkollave, ndërsa shtoi se Smart Label dhe regjistrat digjital janë synim për vitin 2023.






