Ballina Sociale Kisha Katolike lutje dhe solidarizim me popullin turk pas termetit shkatërrimtar

Kisha Katolike lutje dhe solidarizim me popullin turk pas termetit shkatërrimtar

Kisha Katolike Shqiptare është solidarizuar me popullin turk pas tërmetit fatal që përfshiu Turqinë një ditë më parë. Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare i ka dërguar një letër Konferencës Ipeshkvnore turke si shenjë mbështetje ndaj popullit turk në këto ditë të vështira ku dhimbja është e madhe për viktimat dhe ata që ndodhen ende nën rrënoja.

Ndërkohë në meshën e shenjtë të kremtuar në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër dom Mark Pashkja, zëdhënës i Konferencës Ipeshkvnore shprehu gjithashtu solidaritetin e kishës katolike për Turqinë.

Kisha katolike shqiptare është pranë popullit turk me të gjitha format e mundshme pas tërmetit që mori jetën e më shumë se 5 mijë personave dhe mbi 20 mijë të plagosurve ndërsa shumë të tjerë ndodhen ende nën rrënoja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks