Ballina Sociale Kisha Katolike kundër ligjit të ri për “nënat surrogato”

Kisha Katolike kundër ligjit të ri për “nënat surrogato”

Kisha katolike ka dalë kundër projektligjit të ri të qeverisë shqiptare mbi shëndetin riprodhues i cili pritet të ligjërojë nënat surrogato në Shqipëri. Gjatë meshës së shenjtë të festës së Zojës së Këshillit të Mirë në kishën e Zojës në Shkodër ipeshkëvi i Rrëshenit, njëherësh president i konferencës ipeshkvnore imzot Gjergj Meta tha se po synojnë të tronditet roli i nënës dhe të krishterët nuk e pranojnë projektligjin për nënat surrogate.

Ndërkohë gjatë meshës së shenjtë arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra i cili pas dorëheqjes, kremtoi meshën e tij të fundit në praninë e gjithë ipeshkëvinjve të Shqipërisë në festën e Zojës së Këshillit të Mirë tha se kisha shqiptare duhet që të ripërtërihet sepse po përballet me probleme.

I pranishëm në këtë meshë ishte edhe Nunci Apostolik në Shqipëri Luigi Bonazzi i cili dha mesazhe për familjen e cila ka sfida të mëdha.

Kisha e Zojës së Shkodrës tashmë zyrtarisht ka marrë statusin Bazilikë pasi Papa Françesku pranoi kërkesën e arqipeshkëvit të Shkodrës duke dhënë miratuar dekret të rëndësishëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks