KF Vllaznia u kërkon institucioneve përgjegjëse të anullojnë koncertin e planifikuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” sepse është kundër të gjitha rregullave të funksionimit të këtij impianti sportiv. Gjithashtu këtë kërkesë e ka marrë edhe këngëtari Bujar Qamili.

PËRPLASJA – Koncerti recital i Bujar Qamilit i cili është planifikuar për në datën 21 qershor në stadiumin “Loro Boriçi” me mbështetjen e bashkisë, ka bërë që KF Vllaznia të dalë kundër me argumentin se ndryshohet destinacioni i përcaktuar për impiantin ku zhvillohen vetëm aktivitete sportive, gjë që mund të sjellë moslicensimin e tij nga UEFA për ndeshjet evropiane të klubit të futbollit.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu