Klubi i Futbollit Vllaznia ,siç ka njoftuar më përpara, në kuadër të solidaritetit me të demtuarit e termetit në Turqi dhe Siri ,ka realizuar sot tansfertën e shumës prej 15,300 euro që janë mbledhur nga të ardhuruat nga ndeshja Vllaznia – Tirana.  Me këtë rast Klubi falenderon përzermërsisht të gjithë tifozat kuq e blu për këtë shprehje të jashtëzakonshme solidarizimi, si dhe të gjithë të tjerët qv nuk ishin prezent në stadium ,por ndërmjet blerjes së biletave kontribuan në mbledhjen e kësaj shume. Dhe njëherë ,ne shprehim ngushëllimet tona për të gjithë viktimat e tërmetit dhe i urojmë një rikthim sa më të shpejtë të të demtuarve të sigurt në shtepiat e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu