Ballina Aktualitet Këtë të diel rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta...

Këtë të diel rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Këtë të diel, 29 mars do të ndryshojë ora. Ora ndryshon nga 03:00 në 04:00. Akrepat do të lëvizin 60 minuta para.

Do të humbasim një orë gjumë në mëngjes dhe do të fitojmë një orë më shumë dritë pasdite. Ndryshimi i orës verore në të dielën e fundit të marsit, bëhet me qëllim që të shfrytëzohen sa më shumë orët e ditës me dritë.

Megjithatë për ndryshimin e orës verore, çdo vit ka pasur debate të vazhdueshme. Disa shtete mbështesin idenë për heqjen një herë e mirë të praktikës së ndryshimit të orës dhe mbajtjen e një orari të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit. Ka vende si Kina, Kanadaja, Rusia, Argjentina, India, Afrika dhe disa vende të tjera të cilat e kanë hequr këtë praktikë prej kohësh.

Por, në Europë dhe në Amerikën e Veriut ora verore vazhdon që të aplikohet. Gjithashtu ka pasur disa vende si Azia të cilat nuk e kanë aplikuar kurrë ndryshimin e orës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks