Duke vlerësuar kontributin e tij të gjatë në fushën e shëndetësisë, Këshilli i Qarkut Shkodër, i ka akorduar Profesorit të asociuar, Dr. Eqerem Hasanit, “Certifikatën e Mirënjohjes”. Ky vlerësim vjen si një shenjë nderimi për përkushtimin e palodhur të Dr. Hasanit ndaj komunitetit, profesionalizmin e tij të lartë dhe humanizmin e pashoq që ka treguar ndër vite në shërbimin ndaj pacientëve. Në ceremoninë e dorëzimit të certifikatës, Kryetari Edmond Ndou, vlerësoi me nota të larta punën dhe kontributin e Dr. Hasanit, duke e cilësuar atë si një model të shkëlqyer të dedikimit dhe përkujdesjes në fushën e mjekësisë.

Mes emocionesh doktor Hasani falenderoi kreun e qarkut për këtë nderim që i bën punës së tij, ndërsa theksoi se pacienti do të mbetet gjithmonë në qëndër të vemendjes.

Miq dhe kolegë të tij ndër vite që u bënë pjesë e kësaj ceremonie vlerësuan doktor Eqeremin për gjithcka i ka dhënë dhe vazhdon ti japë mjekësisë shqiptare.

Këshilli i Qarkut Shkodër e ka kthyer në traditë vlerësimin e personaliteteve që kanë dhënë dhe vijojnë të japin kontribut në fusha të ndryshme të jetës, si mjekësi, sport, kulturë etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu