Ballina Aktualitet Këshilli i Qarkut Shkodër miraton financat dhe investimet!

Këshilli i Qarkut Shkodër miraton financat dhe investimet!

Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e radhës, ku u shqyrtuan dhe u miratuan unanimisht të gjitha pikat e rendit të ditës. Mbledhja u fokusua kryesisht në çështje që lidhen me financat, investimet dhe politikat sociale në nivel qarku. Gjatë seancës, këshilltarët miratuan financimet nga fondi social për vitin 2027, si dhe ndryshime në buxhetin e vitit 2026. Një tjetër pikë e rëndësishme ishte miratimi i transferimit të kapitalit për disa investime të përfunduara, si ndërtimi i ujësjellësit në Muriqan dhe rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore në Stajkë.

Në mbledhje u miratuan gjithashtu raportet e monitorimit të buxhetit 2025 dhe parashikimet afatmesme për periudhën 2027–2029. Me votim të fshehtë u miratua edhe lista me propozimet për dhënien e statusit “Dëshmor i Atdheut”. Në këtë mbledhje u bë edhe votimi i anëtarit të ri të këshillit të qarkut Shkodër, Gjekë Sokoli, pas vakancës së krijuar me dorëheqjen e Blediana Osjës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks