Këshilli i Qarkut Shkodër është bërë fitues i projektit “Smartmobair, Transformimi i Mobilitetit Urban në Rajonin Adriatik-Jon”. Lidhur me këtë projekt me datat 14 dhe 15 tetor, u zhvillua në Trieste të Italisë, takimi kick-off për projektin “Smartmobair, Mobiliteti i Zgjuar në Zonat Urbane të Rajonit Adriatik-Jon”. Ky projekt, i udhëhequr nga “Area Science Park” në Trieste, është miratuar nga Autoriteti Menaxhues i Programit Interreg Adrion dhe përfshin një partneritet të gjerë me institucione dhe autoritete lokale nga Shqipëria, Italia, Sllovenia, Greqia, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia. Projekti “Smartmobair” synon të zhvillojë dhe testojë zgjidhje të mençura për mobilitetin urban, duke adresuar sfidat e përbashkëta në rajon, siç janë qarkullimi i mjeteve të transportit të vjetruara dhe mungesa e të dhënave për planifikimin e qëndrueshëm.

Me një buxhet total prej 98,494 euro dhe do të zbatohet në një periudhë 36-mujore. Gjatë këtij takimi partnerët diskutuan hapat strategjikë për përgatitjen, planifikimin dhe zbatimin e projektit. U theksua rëndësia e krijimit të zgjidhjeve inovative dhe të qëndrueshme që i përgjigjen nevojave të qytetarëve, duke përfshirë përdorimin e teknologjive të reja dhe përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese. Po ashtu, u vendos që të realizohet një veprim pilot në çdo territor të përfshirë, duke ndihmuar në menaxhimin inteligjent të trafikut dhe përmirësimin e sistemeve të mobilitetit.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues te të gjitha institucioneve partnere, duke përfshirë Këshillin e Qarkut Shkodër, ku paraqiten në panel kushtet specifike në të cilat do të zhvillohet ky projekt dhe nevojat e çdo territori si dhe ndanë eksperiencat dhe strategjitë e tyre për të siguruar një ritëm të përbashkët pune në implementim të suksesshëm të projektit “Smartmobair” që ka për qëllim të transformojë mënyrën se si qytetarët e zonës Adriatik-Jon udhëtojnë dhe të kontribuojë në një të ardhme më të qëndrueshme për mobilitetin urban.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu