Të moshuarit e Qëndrës “Besa” në Barbullush të bashkisë Vau Dejës, do të kenë së shpejti një mjedis bashkëkohor dhe dinjitoz jetese. Këshilli i Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Bashkinë Vau Dejës do të kryejnë këtë investim të domosdoshëm për të kthyer në parametra optimal këtë qëndër. Kryetarët Edmond Ndou dhe Kristjan Shkreli me stafet e tyre panë nga afër gjendjën e këtij institucioni, ku u njohën me problematikat që ka sa i përket lagështirës dhe ofrimit të shërbimeve.

Punimet pritet të përmbyllen brenda pak muajsh dhe kjo shtëpi të moshuarish të kthehet në një qëndër model për trajtimin e moshës së tretë, ku aktualisht marrin shërbim 20 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu