Situata ne nivel qarku:
Ka patur rritje të sipërfaqeve me prezencë të ujit, ku sipas raportimeve nga AREB ( Axhencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor), vlerësohen në rreth 800 Ha në nivel qarku, deri tani si sipërfaqe të prekura janë kryesisht kultura foragjere, grurë, jonxhë, toka të pambjella dhe kullota.
Bashkia Shkodër: Situata paraqitet e qëndrueshme. Ka patur rritje të sipërfaqes së tokave me prezence të ujit. Deri në këto momente nuk raportohen banesa të rrezikuara nga prania e ujit. Pranë fshatit Obot, në rrugën kryesore ka pasur rritje të nivelit të ujit; Forcat Tokësore janë të pranishme prej disa ditësh me 3 mjete me kalueshmëri të lartë për të lehtësuar kalimin e banorëve në segmentin e rrugës të bllokuar nga prania e ujit.
Situata e lumenjve Ka vijuar rritje 10–20 cm gjatë 24 orëve të fundit në nivelet e lumenjve Bunë dhe Drin, të cilat janë nën kuotat kritike.
Pas reshjeve të ditëve të fundit, situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse dhe specialistët e terrenit.
Në Njësinë Administrative Velipojë janë evidentuar rreth 250 ha tokë bujqësore dhe kullota nën ujë. Nuk raportohen dëme në blegtori dhe bletari.
Në Njësinë Administrative Dajç janë evidentuar rreth 100 ha tokë bujqësore dhe kullota me ujëra sipërfaqësore, me tendencë përmirësimi. Veçmas, evidentohen 300 ha kënetë Dajç dhe 50 ha kënetë Pentar, zona natyrore shkarkimi pa ndikim në banesa apo toka të punuara.
Në Njësinë Administrative Ana e Malit janë evidentuar rreth 120 ha ujëra sipërfaqësore në parcela të pambjella.
Në total, sipërfaqja e prekur përfshin rreth 470 ha tokë bujqësore dhe kullota.
Hidrovoret janë në gjendje pune me kapacitet të plotë, veçanërisht hidrovori i Çasit, ndërsa kanalet kryesore kulluese janë funksionale dhe në nivele normale.
Rruga e fshatit Obot vijon të jetë e pakalueshme për mjetet e vogla, ndërsa banesat në brendësi të fshatit nuk kanë prezencë uji.
Nuk raportohen banesa me prezencë uji dhe as dëme serioze në infrastrukturë apo në aktivitetet bujqësore. Situata vijon të monitorohet në mënyrë të pandërprerë.
Bashkia Malësi e Madhe: Nuk raportohen probleme të emergjencave civile. Në Vukpalaj niveli i ujit është në tërheqje të ngadalshme; ka prurje të përrroit në fshat, por nuk raportohen banesa të rrezikuara.
Nga bashkitë Vau Dejës, Pukë, Fushë-Arrëz raportohen reshje intensive shiu, por deri në këto momente pa situata emergjente të raportuara.
Akseset rrugore • Han i Hotit–Doganë–Vermosh; Bogë–Qafë Thore–Theth; Qafë Mali–Fierzë; K/Hadroj–Q/Bene: të kalueshme vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë. Firmat kontraktore janë pa ndërprerje në terren me borëpastruese dhe kriposjen e akseve.
Ekipet e emergjencave civile janë në monitorim të vazhdueshëm dhe në gatishmëri. Prefektura e Qarkut Shkodër është nën monitorim të pandërprerë, në koordinim dhe gatishmëri me të gjitha strukturat përgjegjëse.
Do të vijojmë me përditësime periodike të afërta në kohë sipas cdo dinamike në zhvillim.






