Ballina Aktualitet KESH nis shkarkimet pas rritjes së nivelit të kaskadës në Drin

KESH nis shkarkimet pas rritjes së nivelit të kaskadës në Drin

Të nderuar banorë,

Korporata Elektroenergjike Shqiptare (KESH) ka njoftuar se prej paradites së sotme kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentralet në kaskadën e lumit Drin: Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës.

Si pasojë e shkarkimeve, si dhe për shkak të reshjeve dhe rritjes së temperaturave, gjatë pasdites është konstatuar rritje e niveleve të lumenjve Drin dhe Bunë, si dhe të Liqenit të Shkodrës. Situata mund të sjellë rritje të mëtejshme të niveleve të lumenjve, veçanërisht në territorin e Nënshkodrës.

Bashkia Shkodër ka marrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e situatës në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile. Ekipet janë në terren, në monitorim të pandërprerë dhe në gatishmëri të plotë për çdo zhvillim.

Në këto kushte, Bashkia Shkodër njofton banorët:

⚠️ të shmangin lëvizjet e panevojshme
⚠️ të tregojnë kujdes të shtuar në zonat pranë lumenjve

📞 Për çdo emergjencë kontaktoni:
069 60 60 992

Informimi do të jetë i vazhdueshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks