Banorët e fshatit Kullaj në njësinë administrative Postribë kanë dalë në një protestë për rrugën. Rruga e amortizuar nuk njeh ndërhyrje prej 30 vitesh nga pushteti lokal thonë banorët. Kjo rrugë lidh disa fshatra me njëra-tjetrën, por kalimi në të është tepër i vështirë edhe me automjete kur ka reshje shiu. Ata kërkojnë ndërhyrje pasi në të kundërt do ti drejtohen bashkisë duke protestuar per zgjidhjen e kesaj problematike.
Anëtarja e këshillit bashkiak Eliona Shkreli kërkoi që në buxhetin e vitit 2025 të përfshihet shtrimi i rrugës dhe të zgjidhet problematika e ujit të pijshëm që ju premtua prej 1 viti banorëve.
Janë rreth 20 familje në këtë zonë që janë lënë në harresë prej vitesh nga pushteti vendor.