Ballina Aktualitet Kërkoi lirimin nga qelia kundrejt garancisë pasurore/ Apeli i GJKKO rrëzon Erion...

Kërkoi lirimin nga qelia kundrejt garancisë pasurore/ Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të qëndrojë në burg

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. I arrestuar prej 10 shkurtit, Veliaj kërkoi zëvendësimin me një masë më të lehtë sigurie.

Sipas vendimit të marrë nga Apeli i Posaçëm, Veliaj duhet të qëndrojë në qeli. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po mbahet në ambientet e paraburgimit të Durrësit. Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohen nga SPAK për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks