Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, për heqjen nga sekuestro të pasurive të tij.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur moskalim për gjykim në seancë planare të çështjes ndaj tij sa i takon vendimit të GJKKO-së, për sekuestrimin e tyre.
Thanza, i cili po hetohet nga SPAK per fshehje pasurie kërkon që t’i kthehet apartamenti dhe garazhi i sekuestruar.
Admir Thanza ishte ndër gjyqtarët e parë që u shkarkua nga vettingu. Ai dy vite më parë u dënua me 18 muaj shërbim prove sepse kishte falsifikuar formularin e vetëdeklarimit dhe nuk kishte treguar një dënimin për një vjedhje të kryer në shtetin italian.
Prokuroria kërkoi ndaj ish-gjyqtarit 1 vit e 6 muaj burg, por gjykata nuke pranoi, duke e dënuar atë përfundimisht me 18 muaj shërbim prove. Kështu, Thanza u bë gjyqtari i parë që dënohej pasi kishte kryer procesin e vettingut.
Ish gjyqtarit me vendim të gjykatës së Posaçme, iu sekuestrua për 2 pasuri të paluajtshme në emër të tij. Konkretisht, një apartament 70 m2 dhe një garazh 23 m katrorë në Tiranë.