Shtetasi shqiptar G. T, 42 vjec, është arrestuar sot në pikën kufitare Sukobin (Muriqan) nga policia malazeze, për vuajtje të dënimit me burg në Greqi, njofton Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.
Urdhër-arresti ndërkombëtar për të ishte lëshuar nga NCB Interpol Athinë.
Me urdhër të Gjykatës së Apelit të Egjeut të Veriut, ndaj G. T është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për vuajtjen e gjithsej 8 vjet burg për veprat penale “vjedhje e rëndë në mënyrë të organizuar”, “kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “grabitje të shumë personave në mënyrë të organizuar”, thuhet në njoftim.
Gjyqtari hetues i Gjykatës së Lartë në Podgoricë ka urdhëruar që G. T të vendoset në paraburgim ekstradues.
“Dhe komunikimi është në vazhdim mes autoriteteve ligjzbatuese të Malit të Zi dhe Greqisë me qëllim të ekstradimit të këtij personi në organet kompetente gjyqësore të Greqisë”, thuhet në komunikatë.