Ballina Aktualitet Kërkesat për pagën, Sindikata e Pedagogëve: Nesër bojkot kombëtar 

Kërkesat për pagën, Sindikata e Pedagogëve: Nesër bojkot kombëtar 

Sindikata e Pedagogëve ka bërë me dije se nëser do të ketë bojkot kombëtar. 

“Të dashur kolegë, vetëm qëndresa e përbashkët do të mundësojë kthimin e dinjitetit akademik të stafeve tona. Në formën e bojkotit total. Përpara godinës së Universitetit Publik. Ftojmë studentët të japin mbështetje me prezencën e tyre. Vetëm qëndresa dhe uniteti ynë do të bëjë të mundur arritjen e qëllimit tonë që i kemi vënë vetes. Kauza synon zgjimin e shoqërisë shqiptare për probleme të tillë,” u shpreh kreu i sindikatës Sandër Kovaçi. 

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për kontrollin e pasurisë së pedagogëve duke thënë se po bën shantazh ndaj stafeve akademike.

“Nuk i referohemi fjalëve të kryeministrit. Ai të mbajë përgjegjësinë e tij për arsimin. Të shoh qartazi arsimin. Jemi në vend të fundit në rankim. Jo vetëm jemi më poshtë se Kosova, por më poshtë se Bosnjë-Hercegovina. T’i japë dinjitetin financimit të universiteteve, platformës së re të arsimit. Nxjerrja e procesit të vettingunt në këtë moment, tregon frymë shtantazhi ndaj nesh. Është e pabesueshme kjo ide e tij në këto komente. Ka pasur mundësi në bazë të grevës së studentëve që të bëjë transparencë. Mos krijoni tymnajë se profesorati është shtresë e varfër”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks