Ballina Aktualitet Kërcet dhuna pas emisionit, Rrjolli mbetet plagë e pazgjidhur dhe rrezik i...

Kërcet dhuna pas emisionit, Rrjolli mbetet plagë e pazgjidhur dhe rrezik i vazhdueshëm për konflikte! Shteti duhet të ndërhyjë sa nuk është vonë!

Screenshot

Pas emisionit “Opinion” ne Tv Klan, Rrjolli vijoi te perplas banoret me investitorin dhe shtetasin Fatmir Shpellzaj. Ne mbyllje te transmetimit, ne ambjentet e jashtme, nuk mungoi dhuna dhe perplasjet fizike. Te dy palet kane pretendime te ndryshme dhe akuza te ndersjellta per ceshtjen!

Reagimi i Fatmir Shpellzajt:

Sapo dola nga Spitali i Traumës, ku për orë të tëra kam qëndruar pranë tim biri, i cili u masakrua brutalisht nga një tufë njerëzish që në vend të dokumenteve, kanë në dorë vetëm dhunën. Ata që kanë dhunuar varret e familjes sime, dje dhunuan edhe djalin tim dhe kjo nuk është më një çështje prone. Ngjarja ndodhi dje pasi zgjodha të shkoj për të mbrojtur të vërtetën time në emisionin Opinion përballë disa personave që prej kohësh  kanë ngritur një histori të rreme mbi Rrjollin, duke manipuluar ndjeshmërinë e njerëzve dhe duke u paraqitur si pronarë apo trashëgimtarë të një toke për të cilën nuk kanë asnjë dokument. Gjithmonë e kam ditur me kë kam të bëj dhe kam qenë i përgatitur për më të keqen, por ata po kalojnë çdo kufij ligjor, moral dhe njerëzor. Në ambientet e televizionit Klan, ku unë isha për të mbrojtur të vërtetën time, ata sulmuan barbarisht djalin tim, i cili kishte ardhur vetëm për të më shoqëruar.

Gjithashtu, sulmuan fizkisht shokun e tij duke i shkaktuar fraktura të rënda të dyve. Si një çetë e tërbuar nga fakti që dokumentet dhe ligji janë kundër tyre, e tërhoqën zvarrë dhe e dhunuan në mënyrën më të rëndë, deri sa përfunduam në spital, ku qëndruam deri në mëngjes, aq sa pas Spitalit Nënë Tereza na u desh të kalojmë për mjekim më të specializuar tek Trauma. Gjithashtu, këta persona, kanë kanosur avokaten time, zonjën e nderuar mbrojtëse e cila dje ka marrë telefonata kërcenuese nga më të rëndat. I bëj thirrje urgjente Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që të reagojnë menjëherë dhe të vendosin drejtësinë për këtë akt barbar, sepse askush nuk mund të marrë ligjin në duart e veta. U kërkoj ndjesë qytetarëve për këtë situatë të rëndë që po krijohet rreth kësaj çështjeje.  Gjithashtu i kërkoj ndjesë kompanisë Gener 2, e cila iu afrua kësaj zone me një vizion zhvillimi dhe që sot po detyrohet të përballet me akte primitive që nuk kanë asnjë lidhje me qytetarinë. Të dashur shqiptarë, unë kam vetëm një armë: Dokumentet dhe të vërtetën. Deri në fund!

Nderkohë Banorët e zonës së Rrjollit, përmes përfaqësuesit të tyre z. Prekë Molla, reagojnë lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar.

Sipas deklarimit të z. Prekë Molla, konflikti ka nisur pasi djali i z. Fatmir Shpellzaj e ka provokuar fillimisht duke e ndeshur me sup, çka më pas ka sjellë një përplasje verbale mes tyre. Gjatë debatit, djali i z. Shpellzaj është shprehur se kishte ardhur i përgatitur.

Z. Prekë Molla deklaron gjithashtu se djali i z. Shpellzaj ka qenë i shoqëruar nga rreth 10–15 persona, të cilët sipas tij kanë qenë të armatosur dhe të pajisur edhe me shkopinj bejzbolli. Sipas tij, ata kishin ardhur me qëllimin për t’i marrë dokumentet, pasi kishin menduar se ai ndodhej vetëm. Ai shprehet se është tërhequr zvarrë nga disa prej tyre në përpjekje për t’i marrë dokumentet, por pavarësisht kësaj ata nuk kanë arritur ta realizojnë këtë qëllim.

Pas përshkallëzimit të situatës janë përfshirë edhe banorë të tjerë të Rrjollit, disa prej të cilëve kanë pësuar lëndime dhe kanë përfunduar për trajtim në spital.

Banorët e Rrjollit i janë drejtuar menjëherë organeve të policisë, ku kanë dhënë edhe deklaratat e tyre lidhur me ngjarjen.

Përfaqësuesi i banorëve, Prekë Molla, shprehet se banorët janë ndjerë të provokuar nga djali i z. Fatmir Shpellzaj dhe se gjatë konfliktit nuk kanë munguar edhe kërcënimet nga ana e tij. Banorët kërkojnë që organet kompetente të hetojnë plotësisht ngjarjen dhe të vendosin përgjegjësitë përkatëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks