Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Stacioni i Policisë Velipojë arrestoi shtetasin F.Gj., 53 vjeç, banues në fshatin Rrjoll, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka kundërshtuar një punonjës të OSHEE-së, gjatë kryerjes së verifikimeve në aparatin matës të energjisë elektrike në banesën e 53-vjeçarit.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S.Ç., pasi nga verifikimet ka rezultuar se ka vënë një kioskë në fshatin Dobraç, pa leje nga organet kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Informacione paraprake

-Vau i Dejës/Në orët e para të mëngjesit, shtetasi Gj. M., banues në fshatin Pistull, ka njoftuar Policinë, se një shtetas i paidentifikuar i ka djegur automjetin. Punohet intensivisht për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin e këtij rasti, si dhe për të zbardhur rrethanat e tij.

-Velipojë/Rreth orës 14:40, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në ecje, automjeti me drejtuese shtetasen A. T. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu