Ballina Kronike Kërcënoi nipin se do ta vriste pas sherrit për një pronë, prangoset...

Kërcënoi nipin se do ta vriste pas sherrit për një pronë, prangoset 57 vjeçari

Një 57 vjeçar është arrestuar nga policia e Kavajës pasi ka këcënuar nipin e tij se do ta vriste për motive pronësie.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. S., 30 vjeç, se xhaxhai i tij e kishte kanosur se do ta vriste, për motive pronësie, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Property”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:  I. S., 57 vjeç, banues në Kavajë.

“57-vjeçari ka kanosur për jetën nipin e tij, shtetasin A. S., 30 vjeç, për motive pronësie. Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak,”njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks