Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se sot është kërcënuar me jetë.

Ai ka deklaruar se personi që e ka kërcënuar përmes rrjetit social, Facebook është Danijell Millkoviq.

“Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht, ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh dikund. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde“ është teksti i mesazhit që kam marrë, përmes mesenger, nga përsoni Danijell Millkoviq,” ka shkruar Kamberi në Facebook, duke shtuar se kjo është atmosfera, në të cilën punojnë, veprojnë dhe jetojnë shqiptarët, në Serbinë autoritare të Aleksandar Vuçiçit.

Deputeti shqiptar ka theksuar se klima antishqiptare, për vite me radhë po stimulohet nga mediat proqeveriatare dhe deklaratat e shpeshta fyese të qeveritarëve serbë.

“Për muaj me radhë, Serbia po mundohet për të ndërtuar një realitet virtual të gjoja rrezikimit të jetës së Serbëve në Kosovë. Ndërkohë, sa është e rrezikuar liria dhe jeta e shqiptarëve në Serbi flasin rastet e shumta të diskriminimit. 

Dënimi i para disa ditëve i kryetarit të Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafi, për përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar me 28 nëntor të vitit të kaluar, paraqet vetëm një nga rastet e këtilla. Kjo atmosferë diskriminuese e kërcënuese është arsyeja kryesore e kërkesës tonë për zgjidhje simetrike të të drejtave të komuniteteve. 

Puna jonë vazhdon, ajo nuk do të ndalet, as për shkak të kërcënimeve apstrakte e as atyre konkrete që mund të vijnë.Të vërtetën do ta themi, pavarësisht se të tjerëve nuk i pëlqen.”, ka shkuar ai në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu