Teksa na ndajnë disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, tifozët e kuqezinjve kanë “vërshuar” rrugëve të kryeqytetit.

Siç shihet në video, nuk mungojnë këngët dhe kërcimi, ndërsa atmosfera duket më e “zjarrtë” si asnjëherë me parë.

Edhe pse jo të gjithë tifozët do jenë në stadium, përkrahësit e kombëtares do të mbështesin skuadrën në ambiente të ndryshme.

Siç duket, kudo nëpër rrugët e Tiranës mbizotërojnë simbolet kuqezi. Shqipëri-Serbi do të luhet në orën 20.45.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu