Vllaznia do të presë nesër në orën 17:00 Egnatia në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Superiores. Në prag të kësaj sfide, trajneri Tomas Brdariç ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat.

“Nesër do mundohemi për të kapur objektivat, e dimë që kemi përballë një ekip të fortë. Tetova është një trajner i mirë, Egnatia është skuadra më e mirë dhe ka bërë goditje të mira në merkato. Punojmë për rrugëdaljet tona, që tja vështirësojmë punën nesër skuadrës kundërshtare.

Unë ndjehem mirë sepse ekipi funksionon, është dhurata më e mirë që mund të marr, e ndjej shpirtin e ekipit. Kemi pasur mjaft punë deri tani, duhet të vazhdojmë rrugën tonë me cilësitë që kemi, punojmë hap pas hapi për çdo ndeshje. Objektivi është të rritemi në detaje, jemi në vendet e para dhe duhet të qëndrojmë aty, të bëjmë një futboll sa më të suksesshëm, të shënojmë dhe të mbrohemi mjaft mirë.

Kryesorja është që kemi më shumë mundësi në skuadër, Krymi dhe Gruda janë rikthyer, fatkeqësisht Qato nuk është me ne. Sot kemi edhe një stërvitje dhe të gjejmë 11-shen më të mirë për ditën e nesërme. Çdo lojtar që është në skuadër është në planet e mia, janë gjithmonë probleme që duhet ti zgjidhim, gjithsecili është të kuptojë pozicionin e tij, ata që do të jenë në fushë, të japin rezultat”, deklaroi Brdariç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu