Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli në një postim në rrjetet sociale ka denoncuar atë që ajo e ka quajtur “epoka e mrekullive elektorale”, referuar votimeve për qarkun e Beratit.

Statusi Topallit:

Na falni, por duhet ta pranojmë: kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale!

Nëse PS merr 57% në Berat, por 90% nga “Berati në Athinë”, nuk kemi të bëjmë me mobilizim të diasporës, por me mobilizim të zarfit nga selia.

Kjo nuk është mobilizim. Kjo është manipulim me GPS të fikur, ku zarfi nuk pyet për bindje, por për “bindjen e atij që e mbush”.

Duket se diaspora paska parë ndriçimin që s’e shohin dot qytetarët në Berat.
Shkëlqimi i Befatit është aq i fortë, sa të verbon… edhe fletën e votimit.

Pra, ndodh që emigrantët në Greqi duan më shumë qeverinë sesa vetë familjarët e tyre në Berat.
Zarfi nuk e gjeti emigrantin – zarfi e zgjodhi vetë votën.

As Cambridge Analytica, as ndihmësit e Putinit, s’do guxonin të prodhonin 90% përqindje në ajër – me zarfa të “vetëvotuar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu