Pas doreheqjeve masive, ka nisur ne Malesi te Madhe emerimi i administratoreve te rinj te njesive administrative. Tonin Marinaj ka vendosur t’ja besoj Kelmendin, krahinen historike te bjeshkeve, nje gruaje, Florida Peraj. Ajo eshte e njohur ne kete zone pasi prej vitesh me familjen jep kontributin ne sektorin e turizmit, si pronare e nje bujtine qe mikpret turistet nga e gjithe bota. Vete Peraj pas marrjes se detyres shkruan:

STATUSI I PERAJ:

Dua  të shpreh mirënjohjen time të thellë për Kryetarin e Bashkisë Malësi e Madhe, z. Tonin Marinaj për besimin dhe mbështetjen që më është dhënë. Jam e bindur se përpara na presin punë të mira dhe një bashkëpunim i frytshëm në shërbim të zonës sonë dhe komunitetit të Kelmendit.

Një falënderim i veçantë shkon për Kryeministrin e Shqipëris z. Edi Rama për vlerësimin qe me dha mua dhe mbështetjen e vazhdueshme që i jep gruas shqiptare dhe rolit të saj në shoqëri dhe administratë.

Gjithashtu, dua të falënderoj me respekt ish-Administratorin, z. Lad Tata , për 7 vite shërbim të përkushtuar. I uroj suksese në rrugëtimin e tij të mëtejshëm.

Për punonjësit me të cilët do punojmë së bashku, dua t’i ftoj për një frymë bashkëpunimi, komunikimi të hapur dhe përkushtimi të përbashkët. Vetëm kështu, dhe me mbështetjen e Kryetarit të Bashkisë, do të arrijmë rezultate të mira për komunitetin tonë.

Faleminderit!

Florida

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu