Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

– A. M., 35 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm“, “Moslëshimi i kuponit tatimor“, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi nga verifikimet e kryera në subjektin e tij tregtar, rezultoi se ushtronte aktivitetin në kundërshtim me ligjin dhe kishte 2 punonjës të pasiguruar; G. V., 32 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në marketin e tij janë konstatuar mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. M., 27 vjeçe, banuese në fshatin Hot, pasi ditën e djeshme, në fshatin Hot, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është  përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 44 vjeçe, banuese në fshatin Hot. Nga aksidenti u dëmtua shtetasja J. M. dhe pasagjeri në aautomjetin e saj, shtetasi M. M., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në kujdesin e mjekëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 33 vjeç, banues në fshatin Rragam, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu