Të dhënat e Kaskadës së Drinit:
– Prurjet në kaskadë: 3500 m³/s
– Nivelet e liqeneve:
• Fierza: 281.2 m
• Koman: 174.2 m
• Vau i Dejës: 75 m
Niveli i liqenit të HEC Fierza ndodhet në kuotën 281.2 metra, nga 296 metra që është niveli maksimal. HEC Koman ka arritur nivelin 174.2 metra, vetëm 1.3 metra larg kuotës maksimale prej 175.5 metrash, ndërsa HEC Vau i Dejës ndodhet në kuotën 74.9 metra, rreth 1.1 metra poshtë nivelit maksimal prej 76 metrash.
Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 3500 m3/s, ndërkohë që shkarkimet nga porta e Hec Vau i Dejës janë 700 m3/s dhe në HEC Koman 700 m3/s.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare vijon të monitorojë me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme situatën hidrike në kaskadë, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të burimeve ujore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu