Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar pretendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për dy projektligjet e qeverisë për “paketën e maleve” dhe TVSH mbi bujqësinë.
Pas diskutimeve në mbledhje, me argumentim të nismëtarit Erion Brace, trupa gjykuese e “KAS” arriti në përfundimin se kërkesa e Kuvendit të Shqipërisë duhet pranuar.
Sipas kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi “fusha e veprimit të dy projektligjeve, prekin politika të rëndësishme fiskale”, ndërsa Kuvendi e ankimoi si vendim të padrejtë.